Centrol

Kushtet e përdorimit

Në fuqi nga 15 nëntor 2026

Duke e përdorur Centrol-in i pranon këto kushte. I kemi mbajtur të shkurtra dhe të qarta.

Shërbimi

Centrol të ndihmon t’i mbash shënim shpenzimet, të hyrat, buxhetet, qëllimet, garancitë dhe borxhet. Aplikacionin e ofron Bitmady Labs LLC.

Llogaria jote

Duhet të jesh së paku 16 vjeç. Je përgjegjës për fjalëkalimin dhe për sigurinë e pajisjes tënde. Na njofto menjëherë nëse dyshon se dikush tjetër ka hyrë në llogarinë tënde.

Të dhënat e tua

Çka shkruan ose ngarkon mbetet e jotja. Na jep vetëm lejen që na duhet për t’i ruajtur, sinkronizuar dhe shfaqur për ty, dhe, për listën e familjes, për anëtarët e familjes. Mund t’i eksportosh ose t’i fshish kurdo. Si i trajtojmë, e shpjegon Politika e privatësisë.

Nuk është këshillë financiare

Centrol është mjet për t’i mbajtur shënimet. Shifrat, parashikimet, sugjerimet dhe raportet (edhe ato për TVSH) janë vetëm informative dhe mbështeten në të dhënat që fut ti. Nuk janë këshillë financiare, tatimore, ligjore apo investuese. Për vendime të rëndësishme pyet një profesionist.

Garancitë, borxhet dhe kujtesat

Garancitë, afatet e kthimit, borxhet dhe kujtesat janë vetëm për orientim. Nuk krijojnë asnjë detyrim ligjor ndërmjet teje dhe dikujt tjetër dhe nuk e zëvendësojnë faturën, kontratën apo kushtet e shitësit. Afatet kontrolloji gjithmonë në dokumentin origjinal. Njoftimet mund të vonohen ose të mos vijnë, p.sh. kur janë të ndalura në telefon.

Kurset e këmbimit

Konvertimi i valutave bëhet me kurset ditore të Bankës Qendrore Evropiane dhe mund të dallojë nga kursi i bankës tënde.

Përdorimi i drejtë

Disponueshmëria

Përpiqemi që aplikacioni të punojë pa ndërprerje, por mund të ketë pauza, gabime ose ndryshime në veçori. Të këshillojmë të bësh eksport herë pas here.

Përgjegjësia

Aplikacioni ofrohet „ashtu siç është”. Për aq sa e lejon ligji, nuk përgjigjemi për dëme indirekte, për vendime që i merr duke u bazuar në aplikacion, as për humbje të të dhënave që nuk ndodhin për fajin tonë. Asgjë në këto kushte nuk i kufizon të drejtat që i ke si konsumator sipas ligjit.

Mbyllja e llogarisë

Llogarinë mund ta fshish kurdo nga Cilësimet. Ne mund ta pezullojmë një llogari që i shkel rëndë këto kushte; në atë rast të njoftojmë dhe të japim mundësi t’i eksportosh të dhënat, përveç kur ligji nuk e lejon.

App Store

Nëse e shkarkon nga App Store, vlejnë edhe kushtet standarde të Apple për aplikacionet (Licensed Application End User License Agreement). Apple nuk është palë në këto kushte dhe nuk mban përgjegjësi për aplikacionin.

Ndryshimet dhe ligji

Këto kushte mund t’i përditësojmë; për ndryshime të rëndësishme të njoftojmë në aplikacion. Për këto kushte zbatohet ligji i Republikës së Kosovës, pa e cenuar mbrojtjen që ta jep ligji i vendit ku jeton.

Kontakti

Bitmady Labs LLC · support@centrol.app