Fshirja e llogarisë
Llogarinë mund ta fshish vetë, kurdo, pa pasur nevojë të na shkruash. Fshirja është e menjëhershme dhe nuk kthehet më.
Në aplikacion
- Hape Centrol-in dhe hyr në llogari.
- Shko te Cilësimet → Të dhënat & llogaria.
- Zgjidh „Fshij llogarinë” dhe konfirmoje.
Para se ta fshish, nëse do t’i ruash shënimet, përdor Cilësimet → Eksporto (CSV, Excel ose PDF).
Me email
Nëse nuk ke më qasje në aplikacion, na shkruaj në support@centrol.app nga adresa me të cilën je regjistruar, me temën „Fshij llogarinë”. Për siguri, mund të të kërkojmë ta konfirmosh kërkesën. E kryejmë brenda 30 ditësh, zakonisht shumë më shpejt.
Çka fshihet
- Llogaria (email-i dhe fjalëkalimi).
- Të gjitha shënimet: lëvizjet, llogaritë, buxhetet, qëllimet, abonimet, garancitë dhe borxhet.
- Të gjithë skedarët: fotot e faturave, dokumentet dhe kartelat e garancisë.
- Anëtarësia në familje dhe artikujt që ke shtuar në listën e përbashkët.
Kopjet rezervë të serverit fshihen vetvetiu brenda 30 ditësh. Raportet anonime të gabimeve (pa të dhëna personale) skadojnë brenda 90 ditësh. Të dhënat që ruhen vetëm në telefon fshihen kur e çinstalon aplikacionin.