Ndihma
Na shkruaj në support@centrol.app. Përgjigjemi zakonisht brenda dy ditësh pune, në shqip ose anglisht.
E harrova fjalëkalimin
Në ekranin e hyrjes zgjidh „Harrova fjalëkalimin”. Do të të vijë në email një kod 6-shifror; shkruaje në aplikacion dhe vendos fjalëkalim të ri.
A janë të sigurta të dhënat e mia?
Po. Ruhen në BE (Irlandë), çdo përdorues sheh vetëm të dhënat e veta dhe skedarët janë në hapësirë private. Faturat lexohen në telefon, jo në ndonjë shërbim AI. Më shumë te Politika e privatësisë.
A lidhet me bankën time?
Jo. Centrol nuk kërkon kurrë qasje në bankë. Lëvizjet i shton vetë, me foto të faturës ose duke importuar pasqyrën e bankës.
Si i nxjerr të dhënat?
Cilësimet → Eksporto. Mund të zgjedhësh CSV, Excel ose PDF, për një muaj, një vit ose gjithçka.
Dua ta fshij llogarinë
Cilësimet → Të dhënat & llogaria → Fshij llogarinë. Hapat dhe çka fshihet, te faqja Fshirja e llogarisë.